Suedi-Zvicër, hera e parë që përballen në një Botëror

307
fresco

Suedia dhe Zvicra do të diskutojnë mes tyre në “Saint Petersburg Stadium” një biletë për në çerekfinalet e Botërorit, shkruan Syri.net.

Kjo do të jetë ndeshja e 29-të mes Suedisë dhe Zvicrës, por e para në një turne madhor si Botërori apo Europiani.

Suedia është e pamposhtur në tre ndeshjet e fundit ndaj Zvicrës, (1 fitore, 2 barazime), por mos harroni që ndeshja e fundit mes tyre ishte në marsin e vitit 2002.

Fitorja e fundit e zviceranëve është në tetor 1994, në një kualifikuese të Europianit (4-2).

Comments