
Shkup, 27 shtator – ReisulUlemaja i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë (BFI), h. Sulejman ef. Rexhepi, në vigjilje të Referendumit 30 shtatorit në një mini-intervistë ekskluzive për Agjencin e Lajmeve Zhurnal ka bërë thirrje që komuniteti musliman në Republikën e Maqedonisë më 30 shtator të votojë me përcaktim, e jo me emocione.
Zhurnal: Reis efendi, aktualisht opinioni në Maqedoni por jo pakë edhe jashtë saj, është i preokupuar me Referendumin e 30 shtatorit nga i cili varet drejtëpërdrejtë orientimi dhe ardhmëria euro-atlantike e vendit. Cili është vlerësimi i BFI-së për këtë çështje madhore që prekë interesat e të gjithë qytetarëve të vendit ?
Sulejman ef. Rexhepi: BFI ndër të parat përmes konkluzave të Riajsetit të vetë, është shprehur haptazi dhe pa ekuivoke PËR integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe ka apeluar te tëgjithë besimtarët islam, pa dallim përkatësie etnike, të kontribuojnë me votat e tyre për jetësimin e këtyre aspiratave. Nga anatjetër, edhe unë personalisht, për mes deklaratave, si edhepër mes teksteve autoriale në media të ndryshme të vendit e jashtë, e kam bërë publik qëndrimin tim pozitiv ndaj çështjes në fjalë, duke e elaboruar, kujtoj unë, jo me emocione po me fakte dhe analiza. Bashkësia Islame dhe unëpersonalisht, mendojmë se Maqedonisë dhe njerëzve që jetojnë këtu ju duhet një ndryshim kualitativ, një riorientim i cili do e largojë nga fjalamania boshe, nga ëndrallat, nga shkatërimi i vlerave civilizuese në favor të mes kinitetit e kotësisë. Edhe Institucioni të cilin unë po e udhëheq, edhe unë vetë, te eurointegrimet shohim një rast të mirë për revitalizimin e shoqërisë dhe përjetësimin e një sistemi jodiskrimnues dhe jokoruptiv, joselektiv, shohim mundësinë për të sunduar ligji, tolerance, dialogu, e shohim tërë këtë dhe jemi të bindur se Maqedonia asnjëherë më nuk do mundë të bëhet për dikë nënë e për dikë njerkë.
Zhurnal: Ka zëra që objektivisht janë të paktë e të pa ndikim e që thonë se Islami dhe muslimanët nuk përfitojnë gjë nga ky Referendum andaj pse do duhej t’a votojmë?

Sulejman ef. Rexhepi: Pse duhet të votojmë? Po le të thonë ato zëra se pse nuk do duhej të votojmë ne muslimanët, cili është benefiti ynë nëse nuk votojmë, çfarë do të mbërijmë nëse nuk votojmë, cila është oferta tjetër. Jo, e kanë gabim ata qëthonë ashtu, nëse thonë, sepse unë t’ju them të drejtën nuk kam dëgjuar ndonjë prononcim të ndonjë individi relevant musliman që do ishte kundër referendumit. Dhe, s’ka pse të jetë nëse e dëshiron të mirën e Islamit dhe të pjesëtarëve të Islamit në këtë vend. Nga anatjetër, keni kujdes, në veçanti ju të mediave, sepse Maqedonia në këto ditë para referndumiane është nën një goditjetë fortë propagandistike qënuk ka adresë e s’ka emër, interneti po zien nga qindra profile të rrejshme që po paraqiten çdo ditë dhe brenda tyre dikush mundë të përhapë dezinformata të duar ndyearta. Unë në fillim të bisedës elaborova arsyet pse duhet të votojmë dhe tani po shkoj tutje. Po them se Islamit dhe çdo pjesëtari të tijë, qoftë në vend e qoftë në botë, ju konvenon paqa e mirëqenia dhe jokonfliktet, tensionet dhe varfëria. Ne muslimanët që jetojmë në Maqedoni e dijmë fortë mirë se ç do të thotë të jetosh nën tension, i padrejtësuar, i pa punë e i pa shpresë, andaj kërkojmë ndryshime dhe i bashkohemi mendimit dhe synimit progresiv. Ky votim i yni nuk ka të bën me përcaktimetpolitike e partiake të muslimanëve, por edhe sikur të ketë, qëndrimet e partive të bllokut, kushtimisht po them “musliman”, më duket se për herë të parë në këto tridhjetë vjetë po del se janë unanime, pra të gjitha ato janë pro Marrëveshjes së Prespës dhe pro evro-integrimeve.
Pa NATO e pa Bashkim Evropian (BE), Maqedonia nuk mun dë të mbijetojë, investimet do të ndërpriten, kualiteti i jetës do bie edhe më poshtë e këto gjëra do prekin drejtëpërsëdrejti interesat e njeriut të rëndomtë, qoftë musliman apo krishterë. Të jeni të sigurtë, rënia e kualitetit të jetës nuk do prekë kualitetin e jetës të elitës politike, andaj ky referendum është me rëndësi jetike për qytetarin, jo për BDI, PDSH,BESA, ASH, LSDM, VMRO…
Zhurnal: Ndërkohë që BFI po prononcohet botërisht dhe po e mbronë qëndrimin e vetë rreth mbarëvajtjes së Referendumit, krijohet përshtypja se bashkësitë tjera fetare po heshtin, përveç disa përfaqësuesve të Kishisë Ortodokse të Maqedonisë (KOM) të cilëtpo apelojnë për bojkotim!
Sulejman ef. Rexhepi: Nu kështë korekte të përzihem e as të shpreh mendime për qëndrimet e bashkësive të tjera fetare, ato kanë qëndrimet e tyre dhe politikat e tyre. Të them të drejtën, jam nga pakë i befasuar nga disa deklarime të njerëzve të KOM, por kemi pasur rastin të dëgjojmë edhe qëndrime pro referendumit nga individë të caktuar e me peshë të Kishës Ortodokse Maqedone. Sidoqoft, mendoj se edhe atyre jukonvenon Marrëveshja e Prespës sepse ajo do ju ndihmojë, pikë së pari, në tejkalimin e problemit qenësor që e kanë me pranimin e kishës së tyre nga kishat simotra. Tani, nëse ndonjë bashkësi fetare i frikësohet euro-integrimeve sepse duke funksionuar në një shtet me vlera të reja matëse mundë të rrezikojë superioritetin ndaj bashkësive tjera fetare dhemundë të humbë pozitën e të përkëdhelurit të pushtetit, kjo është diçka tjetër, është diçka për të cilën kam folur shumë shpeshë edh eunë, edhe Bashkësia Islame, edhe besimtarët tanë në përgjithësi.