Sulejman Rexhepi: “Sadulla Bajrami është një monstrum i paguar nga jashtë”

721
fresco

Pas deklaratës skandaloze të hoxhës nga Kumanova me emrin Sadulla Bajrami i cili në një ligjeratë publikisht kërkoi nga besimtarët musliman që fëmijët e tyre të mos studijojnë në Fakultetin e Drejtësisë, sepse sipas tij është e ndaluar (haram), ka reaguar kryetari i BFI-së në Maqedoni Sulejman Rexhepi, transmeton Fakte.

Kryetari i BFI-së, Rexhepi  ka deklaruar se hoxha nga Kumanova, Sadulla Bajrami dhe disa të tjerë janë mercenarë dhe promovojnë elemente të dyshimta tek besimtarët në Maqedoni. Sipas tij këto çerdhe të disa hoxhallarëve të paguar nga mercenarët e jashtëm do të mbyllen, për shkak se këta persona e kanë për obligim që të propagandojnë konform padronëve të cilët ata i paguajn nga jashtë.

midle

Sa i përket këtyre elementeve të cilët në emër të fesë bëjnë paraqitje publike pa kurrfarë autorizimi apo bekimi nga institucioni i cili mban përgjegjësi në jetën fetare islame në Republikën e Maqedonisë këto janë elemente destruktive këto janë elemente të dyshimta këto janë elemente të paguara apo mercenar të jashtëm. Dhe mu për këtë unë nuk besoj se opinioni ynë sidomos besimtarët që kanë përvojë në jetën islame, ma merr mendja se nuk ka gjasa që asnjëher që të bien nën ndikimin e tyre dhe ata me paraqitjet e tyre nuk mund ta shqetësojnë askend. Me një përjashtim se ata si duket kohëve të fundit i kanë hapur disa çerdhe me të cilat tentojnë ti keqpërdorin ti mësojnë ti edukojnë në atë frymë të rinjët me qëllim që ti ndjekin dhe tu besojnë atyre. Por me ndihmën e Zotit ato çerdhe do të mbyllen dhe atyre do tu ndalohet çdo aktivitet për ate që paguhen sepse sikurse të jenë me qëllime të pastra dhe në emrin e njëfar dije që ata pretendojnë që kanë zbuluar Amerikën e ne jemi në shekullin e 21 tani kjo është gabim shumë i madh trashanik mirëpo ata e kanë patjetër që të arsyetohen para padronëve të tyre që i paguajnë”, ka deklaruar Rexhepi duke shtuar se ata të cilët propagandojnë se Fakulteti Juridik është haram, janë njerëz monstrum të cilët e njëllosin islamin e vërtetë.

Rexhepi madje thotë se mbi 90% e popullatës në Maqedoni i refuzojnë këta predikues të fesë të cilët thirren në emër të fesë islame duke ju bërë dëm besimtarëve të rinj të cilët nuk kanë përvojë. Mirëpo prej në ish Jugosllavi misionarë të tillë janë përhapur në shumë shtete, madje edhe në Maqedoni.

Ta themë të vërtetën prej fillimit apo nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë nga Ish Federata Jugosllave misionarë të tillë kanë filluar të përhapen në trojet e Ballkanit por edhe te ne në Maqedoni. Jam i sigurtë se shumica e xhematit mbi 90% të mos themë 99% këta nuk i pranojnë apo të njëjtit nuk janë të kapshëm. P.Sh. atje në Kumanovë ku ju thirreni besoni se po të hynë ata të ligjërojnë xhamitë assesi nuk rri brenda që ti dëgjoj, pra nuk i dëgjon askush janë shumë alergjik dhe bëjnë rezistencë prej asaj që e dinë se çfar është fe e çfar është islam. Dëmi i tyre mund të jetë në edukimin e besimtarëve të ri pa përvojë dhe të cilët nuk kanë kapital fetar. Mirëpo thash se me ndihmën e Zotit ato çerdhe do të ndalohen do të mbyllen dhe kush të don të shkollohet për islam janë institucionet edukativo arsimore kjo është e drejtë kjo është demokraci kjo është gjithçka ndërsa të paguhesh nga jashtë në një mision të posatshëm dhe të krijojsh huti në popullatë të tentosh gjeneratën e re ta helmosh me diçka që shekuj me radhë sepse ne kemi stazh në fe e islam këtu do të thotë se islami institucional është aktiv 626 vite këtu në Maqedoni dhe ata këto punë që i bëjnë shumë gabim e kanë gjetur sepse këtu ajo nuk kalon ajo punë e tyre nuk pin ujë fare. Por është një e vërtetë se kur i dëgjojmë në rrjetet sociale na shqetësojnë sepse e keqpërdorin islamin ai që thotë se fakulteti juridik është haram për mua është monstrum nëse thirret në emër të islamit”, është shprehur Sulejman Rexhepi.

Ndryshe dje u publikua ligjerata e hoxhës nga Kumanova Sadulla Bajrami ku thotë se sipas fesë islame është e ndaluar të studiohet Fakulteti Juridik./Zhurnal

Comments