Sulm me gaz lotsjellës në një aheng të homoseksualëve, 2 të lënduar

343

Sulm me gaz lotsjellës në një aheng të homoseksualëve, 2 të lënduar

Të paktën dy persona janë lënduar pasi një person i panjohur ka hedhur gaz lotsjellës në një aheng ku ishte mbledhur komuniteti LGBT, në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Policia ka njoftuar se ka nisur një hetim ndaj incidentit që ndodhi në lokalin e natës në Zagreb, transmeton Express.

Incidenti ka ndodhur të shtunën mbrëma. Mediat lokale raportuan se njerëzit kanë ikur në paniku duke i thyer dritaret e lokalit.

Grupet për të drejtat e homoseksualëve në Kroaci e kanë përshkruar incidentin si akt të urrejtës së dhunshme./Gazeta Express/

Comments