Sulmet ajrore në Siri, Aya – viktima e fundit e pafajshme e luftës

233
fresco

midle

Ky është momenti prekës kur një vajzë siriane e plagosur qan për babanë e saj pas sulmit me bomba në vendin e saj të shkatërruar.

Me lot në sy, e mbuluar me gjak dhe me të prera në fytyrë, vajza e vogël, e quajtur Aya, kërkon të atin e saj teksa mjekohet nga infermierët.

Doktorët në qendrën mjekësore në Talbiseh, në Homs, i heqin gjakun nga fytyra e Ayas së vogël, ndërsa sytë e saj kërkojnë nëpër dhomë të atin.

Qyteti u godit katër herë nga sulmet ajrore, dy persona mbetën të vdekur, ndërsa shumë u plagosën, përfshi fëmijë dhe bebe. Sipas Agjencisë  lokale të lajmeve, Aya u ribashkua më vonë me të atin pasi përfundoi mjekimin.

Aya është fëmija i tretë që bëri bujë në media pas lëndimeve nga sulmet ajrore. I pari ishte Omran në sediljen e ambulancës dhe pas tij forcat e shpëtimit që nxorën foshnjën 9-muajshe nga rrënojat e një ndërtese.

Një bilanc dramatik  ndërkohë është edhe ai i bombardimeve me artiljeri në një shkollë në jug të Sirisë, një zonë e kontrolluar nga forcat qeverisëse.

Pesë fëmijë kanë mbetur të vrarë, bën të ditur Zyra e Agjencisë për të drejtat e njeriut në Siri.

Comments