Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook një thënie të Aristotelit, duket thumbur presidentin Ilir Meta.
Rama i drejtohet kreut të shtetit, i cili e ka humbur kontrollin dhe është shfaqur i tensionuar duke mos kursyer sulmet ndaj kryeministrit, pikërisht me një thënie mbi “kontrollin” e inatit.
“Çdokush mund të inatoset – kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi. Aristoteli”., shkruan kryeministri.
Sot presidenti e sulmoi disa here kryeministrin e vendit, teksa u përpjek të sqaronte shqiptarët mbi “reformat”.

