Numri i të arrestuarve për sulmin në kuvend ndaj liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka rritur në 10 persona…
Masa paraburgim 30 ditor është caktuar edhe për katër persona të tjerë. Dy nga të arrestuarit ngarkohen me veprën penale tentim “vrasje me paramendim”, ndërsa tetë të tjerët për “bashkëpunim në tentativë vrasje”. Në paraburgim përfunduan edhe Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrevski dhe Aleksandar Janevski-Toshta.
“Duke vendosur për propozimin e prokurorit kompetent publik, gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për tre të dyshuarit. Përveç kësaj, paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh u caktua edhe për personin e katërt, i cili paraprakisht u privua nga liria për ngjarjen e njëjtë dhe për të cilën vendimi i gjykatës është anuluar për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të të dyshuarit”,- thuhet në një kumtesë të Prokurorisë.
Më herët, me kërkesë të prokurorisë, gjykata shqiptoi masën e paraburgimit edhe për 4 të dyshuar, Andrej Micos, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavlevski-Kobra.
Në maj të këtij viti, për sulmin ndaj Selës më 27 prill u arrestuan Kire Gjorgievski dhe i ati i tij, të cilët shihen në video xhirime derisa tërheqin zvarrë trupin e deputetit, Ziadin Sela, nëpër korridorin e kuvendit.