Sulmohet inspektori i ndërtimit në Çair

437

Dy persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të rënda kanë lënduar inspektorin e ndërtimit në rrugën “Serava” në Çair. MPB njoftoi se i inspektori ka kryer kontroll në një objekt në ndërtim e sipër, i cili nuk ka pasur dokumentet adekuate për ndërtim dhe se ai është sulmuar nga dy persona. I lënduari është dërguar në Spitalin e Qytetit. Policia tha se ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit. (INA)

Comments