Sulmohet Konsullata Turke në Prizren, arrestohen 5 persona

80

Image result for Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren

Moebel THEMA

Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren është sulmuar të hënën në orët e hershme të mëngjesit me lëndë djegëse, të cilat dyshohet të jenë koktej molotovi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

“Po rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotem objekti i Konsullatës së Turqisë në Prizren është sulmuar, ku janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe nuk ka persona të lënduar. 5 persona janë daluar si dhe të njejtëve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orëve. Hetuesit e forenzikës kanë dalë në vendngjarje, kanë grumbulluar prova dhe ekspertiza do të përcaktojë se me çka është sulmuar ky objekt”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, hetuesit policorë të Drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me hetimin e rastit dhe si pasojë e tyre tashmë janë ndaluar pesë persona të dyshimtë për këtë rast.

Ndërkohë nuk dihet nëse sulmi në këtë konsulatë ka të bëjë me paknaqësitë të qytetarëve rreth vendosjes së flamurit turk përkrah atij kombëtar. I njëjti flamur, ai turk,  u largua sot nga shtiza nga ana e disa qytetarëve. /GazetaExpress/

Comments