Një sulm me armë është raportuar në një restorant në Stamboll.
Të paktën një person raportohet se u vra dhe dy të tjerë u plagosën, sipas mediave turke.
Ngjarja ka ndodhur në një restorant popullor në afërsi të kalasë historike “Anadolu Hisar” në anën aziatike të Stambollit.
Disa raporte thonë se sulmuesi i vetëm ka qenë i arrestuar.
Raportet paraprake thonë se të shtënat nuk ishin një akt terrorist. Disa raporte thonë se vrasësi kishte në shënjestër një person i cili i kishte vrarë të atin një dekadë më parë.