Sulmohet vetura e Ermira Mehmetit (FOTO)



15:20, 18 Dhjetor 2016
Automjeti i politikanes shqiptare Ermira Mehmeti në Maqedoni, është sulmuar nga persona të paidentifikuar.
Në një foto të postuar në rrjetin social “Facebook”, Mehmeti ka përcjellë edhe një mesazh ndaj autorëve të sulmit.
“Kërcënim, frikësim, shantazh, apo mesazh që ta mbyll gojën?
Ju mund të vazhdoni të theni edhe xhamat tjera të makinës time, mund të më dërgoni pa ndalur mesazhe kërcënuese, mund të vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund të vazhdoni të bëni skenare kundër meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgjë më shumë pos humbes tragjike!
Paçit ditë të mbarë, Familja Mehmeti”, ka shkruar ajo