“Sulmoi dy futbollistët në ndeshjen në Shtip” – Prokuroria ngriti aktakuzë

103
fresco

Prokuroria Themelore e Shtipit ka ngritur aktakuzë kundër një personi për dhunë gjatë një ndeshjeje futbolli, në përputhje me nenin 386, paragrafi 4 të Kodit Penal, përcjell TV21.

Siç njofton Prokuroria, ngjarja ndodhi më 24 gusht, në stadiumin “Belo Brdo” në Shtip, gjatë një ndeshjeje mes ekipeve pionere “Bregalnica” nga Shkupi dhe “Shkupi” nga Shkupi. Sipas raportit të Prokurorisë, i akuzuari përdori dhunë të rëndë ndaj dy fëmijëve 15-vjeçarë, që luanin për ekipin e “Bregalnicës”, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke krijuar ndjesi pasigurie për të pranishmit.

Ngjarja ndodhi në minutën e 89-të, pas një vendimi të gjyqtarit për të dhënë karton të dytë të verdhë ndaj djalit të të akuzuarit, i cili luante për “Shkupin”. I pakënaqur, fillimisht djali u përfshi në një sherr me lojtarët kundërshtarë, dhe më pas në fushë hyri babai i tij, duke goditur me shuplaka dhe kllapa dy të miturit. Ndërhyrja e shikuesve ndaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Shkupit vazhdimin e masës së arrestit ndaj të akuzuarit.

Comments