Sulmuesi i La Liga-s dënohet me burg

379

Sulmuesi i La Liga-s dënohet me burg

Sulmuesi i Las Palmas Sergio Ezequiel Araujo u dënua me nëntë muaj burgim nga një gjykatë spanjolle këtë të martë, por me shumë gjasa nuk do të qëndrojë në burg.

Ai refuzoi që të të bëjë testin e alkoolit, pasi u ndalua nga polica më 26 shtator.

Për këtë, gjykata ka vendosur që 24-vjeçarit argjentinas ti hiqet patenta për dy vite.

Sipas ligjit spanjoll, një dënim me më pak se dy vite burg për krime jo të dhunshme, zakonisht konvertohet në dënim me kusht. Dhe pikërisht kjo, pritet të ndodhë edhe me Araujo-n që në 10 paraqitje në në La Liga këtë sezon, ka shënuar dy gola.

Las Palmas renditet në vendin e nëntë. /Syri.net/

ImageSergio Ezequiel Araujo

Comments