Sulmuesi i Selës përfundon në kardiologji

278

Aleksandar Janevski, i njohur me nofkën “Toshta”, njëri nga pesë personat që u arrestuan sot nga policia për shkak të sulmit ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, ka përfunduar në Klinikën e Kardiologjisë, shkruan sudstvo.mk.
Sipas informacioneve të këtij portali, Janevski sot vonë pasdite deri sa është marrë në pyetje në Stacionin policor “Kisella Vodë” është ankuar se nuk ndjehet mirë, prandaj policia ka thirrë ndihmën e shpejtë me të cilën ai është transferuar në Kardiologji.

Ende nuk dihet nëse atij i është konstatuar ndonjë problem real shëndetësor, mirëpo nëse konstatohet se nuk ka probleme shëndetësore, atëherë Janevski do të arrestohet për shkak të pjesëmarrjes në ngjarjet e 27 prillit.

Comments