SULMUESI ME THIKË: DUA TË VRAS NJË MYSLIMAN (VIDEO)



Një person ka sulmuar me thikë një pasagjer në një tren në një stacion në jug të Londrës, duke bërtitur: “Dua të vras një mysliman”. Dëshmitarët thonë se viktima u godit me thikë në Forest Hill në jug të Londrës, derisa ishte i ulur pranë gruas së tij, shkruan mirror, përcjellë gazetametro.net. Sulmuesi kishte thirrur: “Kush është mysliman, dua të vras një mysliman”. Thirrjet e tij kanë bërë që shumë njerëz të futen brenda dyqaneve dhe bareve për t’u fshehur nga sulmuesi. Dëshmitar okular tha se sulmuesi “ka mbajtur një thikë kundër një gruaje me shami dhe e pyeti:” Ku është burri juaj”?. Emma Pinder tha për Mirror Online: “Çdo njeri është shpërndarë, por policia dhe ambulanca janë në vendin e ngjarjes për njeriun plagosur. Unë jam fshehur në pub tani, por policia është në vendin e ngjarjes”.