Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se sulmuesi me vezë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, është liruar në procedurë të rregullt.
Policia gjithashtu njofton se ai nuk kishte arritur fare ta qëllojë Kurtin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka hedhur një vezë në drejtim të një deputeti të Kuvendit të Kosovës, mirëpo nuk e kishte qëlluar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell Koha.net.
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është gjuajtur me vezë dje derisa hynte në ndërtesën e Kuvendit.
Një qytetar me emrin Islam Krasniqi ka gjuajtur me vezë në drejtim të Kurtit në shenjë proteste për mos ratifikimin e Demarkacionit.

