Super Jahmir Hyka, dy gola në fitoren e Lucernës (VIDEO)



Jahmir Hyka është rikthyer në formën e tij më të mire, teksa sonte “shpërtheu” në ndeshjen që Lucerna e tij e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Vaduzit.
Hyka e nisi si titullar këtë ndeshje, ndërkohë që arriti të shënojë një dopietë në pjesën e dytë.
Kur rezultati ishte fiksuar me shifrat 1-0, Hyka shënoi dy herë në minutat 51’′ dhe 58’′ për të vulosur fitoren e skuadrës së tij që vijon rrugën drejt zonës europiane.
Duket se rikthimi në Kombëtaren kuqezi ka ndikuar pozitivisht në formën e Hykës, që shënoi golin e pestë sezonal, në ndeshjen e tij të 12-të si titullarë.
Falë kësaj fitore Lucerna renditet në vendin e tretë në elitën e futbollit zviceran me 29 pikë, ndërkohë Vaduzi me 15 pikë mban fenerin.