Super Partizani shkatërron Flamurtarin



Partizani i Sulejman Starovës duket krejtësisht tjetër nga ai i Adolfo Sormanit. Një skuadër totalisht e ndryshuar,dominuese dhe cinike para portës teksa ditën e sotme ka arritur të marrë një tjetër fitore teksa ka mposhtur pa shumë probleme Flamurtarin me rezultatin 4-0.
Ka qenë një ndeshje pa shumë histori ajo e luajtur në “Elbasan Arena” teksa të kuqtë kryeqytetas hipotekuan një tjetër 3 pikësh që e rikthen sërish në vendin e dytë. Ndeshja filloi me një ritëm të lartë teksa goli i parë do të vinte në minutën e 24′ teksa është lojtari më në formë i momentin tek Partizani, Ekuban, ai që shënon për të zhbllokuar shifrat. 1-0 dhe Ekuban realizoi golin e tretë në dy ndeshje për t’i dhënë avantazhin të kuqve.
Ndërkohë Flamurtari nishte i pafuqishëm për të reaguar, teksa brënda pak minutash do të merrte edhe goditjen e dytë. Në minutën e 31′ është Trashi që do të dërgonte topin në rrjetë. Mesfushori shënon nje gol mjaft të bukur duke mposhtur Frashërin për herë të dytë. 2-0 dhe ndeshja duket praktikisht e mbyllur, edhe pse ishte vetëm pjesa e parë.
Në pjesën e dytë të kuqtë futen në fushë për të menaxhuar rezultatin, por sërish sulmet e tyre në portën vlonjate janë të shumta. Ritmi i lojës ulet disi, por djemtë e drejtuar nga Starova janë dominues në çdo aspekt. Loja në pjesën e dytë qarkullohet, por golat nuk kishin përfunduar. Në minutën e 87′ është Emiljano Vila që do të shënojë golin e tretë për të vënë në dukje një Partizan të pandalshëm ditën e sotme, por jo çdo gjë do të mbyllej me kaq.
Në minutën e 89′ është Jurgen Bardhi që do të mbyllë ditën perfekte për të kuqtë. Mesfushori i talentuar nuk fali në rastin e tij teksa mbylli shifrat 4-0 në një ndeshje të dominuar. Ndërkohë Flamurtar duket larg pretendimeve, teksa sheh të “shkërrmoqet” nga Partizani. Ndërkohë të kuqtë rikthehen sërish në vendin e dytë vetëm 4 pikë larg Skënderbeut.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7
E hënë, më 17 tetor, ora 17:00
PARTIZANI – FLAMURTARI 4-0
Shënues: Ekuban 24′, Trashi 31′, Vila 87′, Bardhi 89′