Super-sfida e Premier League: Arsyet pse Arsenali mund Tottenham-in


Nesër në orën 13:00, në stadiumin “Emirates”, luhet super-sfida e Premier League: Arsenal – Tottenham.
Arsenali renditet në treshen e podiumit që kryesojnë kampionatin anglez me 23 pikë. Ndërsa, Tottenham ka tre pikë më pak.
Në këtë ndeshje, është Arsenali që ka një ‘as nën mëngë’.
Arsen Wenger, trajneri i Arsenalit, ka statistika shumë të mira në përballjet me rivalin e qytetit, Tottenham.
Deri më tani këto dy skuadra janë përballur 191 herë. Arsenali ka fituar 80 ndeshje, ndërsa “Spursat” kanë triumfuar në 61 takime. 50 ndeshje kanë përfunduar barazim.
Kurse, Arsen Wenger, prej kohës kur drejton Arsenalin, ka luajtur 48 ndeshje ndaj Tottenham-it. Ai ka fituar 22 prej tyre, ka vetëm 7 humbje, dhe ka barazuar 19 herë.
/Syri.net/