Supergol i Raphinhas, Barça trondit Realin dhe kalon në epërsi

134

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Ishte Raphinha që pas një kundërsulmi kaloi blaugranasit në avantazh pas plot 36 minutave lojë.

Fermin Lopez pasoi te braziliani, i cili me një goditje të fortë e la të shtangur Courtois dhe mbrojtësin Tchouameni (36’).

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë ta ruajë këtë rezultat, apo Reali të realizojë ndonjë përmbysje.

Comments