Sveçla deklarohet për incidentin në veri: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me sulmin e sotëm në drejtim të Policisë së Kosovës në Leposaviq.
Ministri Sveçla tha se është thellësisht i brengosur për incidentin e fundit në Leposaviq, ku dy persona me veturë kanë tentuar t’i shmangen postbllokut policor.
-Advertisenent-
Sveçla theksoi se ata kanë goditur me dashje veturën e Policisë së Kosovës dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve, transmeotn lajmi.net.
“Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”,shtoi ai.
Tutje Sveçla tha se në lidhje me këtë rast është duke u zhvilluar një hetim nga Inspektroati i Policisë së Kosovës, që është i përfshirë në mënyrë aktive.
“Dua të jem i qartë: Asnjë formë dhune ndaj policië sonë nuk do të tolerohet”,theksoi ai.
Po ashtu sipas Sveçlës, mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioritet i yni kryesor.
Ndryshe përfaqësuesit e komuniteti serb kanë deklaruar se një serb është plagosur në këtë rast.
Nga ana tjetër Lista Serbe ka kërkuar largimin e njësive Speciale nga zonat e banuara me shumicë serbe./Lajmi.net/