T’a ndihmojmë Kledijon Krasniqin e vogël, t’i japim jetë ..

121


Urim SALIHU

Kledijon Krasniqi nga Klina është tre vjeç.Por jeta e tij e njomë filloi ashtu siç nuk duam të jetë kurrë .Që kur kishte tetë muaj ai u diagnostifikua me tumor në tru .Më pas iu nënshtrua një operacioni në Turqi që dukej se ishte i suksesshëm por Kledijoni ka një pasojë tjetër – shikimin.Ai kërkon ndihmë për shkak të gjendjes së tij sepse thotë se pamjen e ka të dobët .Familjarët e Kledijonit thonë se ai ka edhe një pompë në kokë e vendosur nga mjekët për raste të tilla rikuperimi transmeton Faktiditor.ch .
Kledjoni ka nevojë për jetë por ka nevojë për secilin nga që të ndajmë dicka për të, për t’i dhuruar të ardhmen, për ta bërë të ndjehet si fëmijët tjerë, për t’ia kthyer shpresën .
Zoti n’a sprovon a jemi të gatshëm t’a bëjmë këtë gjest humaniteti për të shpërblyer të dy palët.Neve që i ndihmojmë dhe Kledijonit .
T’a ndihmojmë atë krijesë të vogël, të ngritet në këmbë dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij.Ai ka nevojë tani sepse sëmundja e tij është e kushtueshme, ka nevojë për terapi në Spitalin e Turqisë .
Babai i tij Xhevdet Krasniqi përmes Faktiditor.ch ka rrëfyer këtë rast që e godet shumë atë si prind.Të gjithë ata që duan të ndihmojnë mund të kontaktojnë te Xhevdet Krasniqi 00377 45 522 259.Ndihmoni sepse Zoti di të shpërblejë njerëzit humanë./Faktiditor.ch/.

Moebel THEMA

 

Comments