Tajlandë, 4 të vdekur, seri shpërthimesh në destinacionet turistike

207
Vizitorët e huaj ikën të tmerruar pasi dy shpërthimet e parë goditi një rrugë të mbipopulluar të qytetit bregdetar të Hua Hin gjatë natës, duke vrarë një grua dhe plagosur 21 persona të tjerë në Thai.
Shpërthimet vazhduan edhe në zona të tjera. Disa orë më vonë dy shpërthime të vogla shpërthyen në Patong, një zonë popullore për turistët e huaj. Policia e Thait dhe mediat kanë raportuar sulme të ngjashme në Surat Thani dhe Trang, të cilat përdoren si pika ndalimi për vizitorët gjatë rrugës për në ishujt e vendit.
Zyrtarët tajlandezë kanë thënë se besojnë se sulmet janë kryer në nivel lokal dhe nuk janë të lidhura me terrorizimin.
“Po evakuojmë turisët sepse ka një tendencë të rritjes së dhunës. Nuk e dimë ende nëse ka bomba në të tjera zona ose nëse edhe një herë do përsëritet situate e njejtë”, tha Suthipong Klai-Udom, shef i policisë në distriktin Hua Hin.
Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve, por vëzhguesit sygjerojnë se mund të jenë kryer nga kundërshtarët e pushtetit ushtarak.
Lidershipi ushtarak që ka marrë kontrollin me forcë, ka organizuar një referendum të suksesshëm fundjavën e kaluar për një Kushtetutë të re që kritikët thonë se do të rrisë fuqinë e ushtarakëve gjatë viteve të ardhshme.
Comments