Takim i ri Dimitrov-Koxias sot në Sunio?!

418

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, sot do të ulet në tryezë të përbashkët me kolegun e tij grek Nikos Koxias, pasi që më 4 maj dy ministrat marrin pjesë në mbledhjen kuadrilaterale në Selanik.

Dimitrov dhe Koxias sot dhe nesër marrin pjesë në mbledhjen e dytë të ministrave të punëve të jashtme të vendeve ballkanike të Grupit të Vishegradit, i cili do të mbahet në Sunio në afërsi të Athinës.

Dimitrov, siç kumtoi MPJ-ja, me ftesë të Koxiasit do të marrë pjesë në mbledhjen e dytë në përbërje të zgjeruar të ministrave të punëve të jashtme të Ballkanit dhe Grupit të Vishegradit, në format e ashtuquajtur “Ballkan 4 plus Vishegrad 4 plus”.

Krahas formatit standard nga viti i kaluar në Budapest, ku morën pjesë ministrat e punëve të jashtme të[ katër vendeve-anëtare të BE-së nga Ballkani – Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, plus Sllovenia, janë ftuar për herë të parë edhe vendet kandidate nga ky rajon, Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, plus Bosnja dhe Hercegovina. Vendet e Grupit të Vishegradit do të përfaqësohen nga ministrat e jashtëm të Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë.

Diskutimi kryesor i mbledhjes është titulluar “E ardhmja e Evropës dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian”, në të cilën priten fjalime hyrëse edhe pikëvështrime të tyre të parashtrojnë akademikët dhe ekspertët e shquar.

Ministrat do të kenë rast që të përqendrohet edhe në çështjen rreth sigurisë energjetike dhe rëndësisë së saj për bashkëpunimin rajonal dhe ndër-rajonal.
Pritet që ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në margjinat e takimit të mbajë disa takime dypalëshe.

Takimi me Koxiasin është konfirmuar zyrtarisht, por pritet që në procesin e intensifikimit të negociatave për kontestin rreth emrit, ndërsa për të shtunën është caktuar takim i ri i dy ministrave me ndërmjetësin e KB-së, Methju Nimic. Mbledhja me Nimicin do të mbahet në Athinë.

Shefat e diplomacive në takimin e fundit në Selanik, siç informuan, kanë shqyrtuar kombinime për çështjet më kontestuese – ndryshimin e Kushtetutës dhe shtrirjen e përdorimit.

Dimitrov dhe Koxias paralajmëruan se për shqyrtimin e kombinimeve, do t’i informojnë kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, të cilët pritet të takohen më margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 17 maj në Sofje.

Zaev dje deklaroi se tani është momenti më i mirë dhe më i papërsëritshëm për të gjetur zgjidhje për problemin e stërzgjatur me emrin.
Dimitrov në Sunino do të takohet me ish-kryeministrin grek, ndërsa tani lider i Lëvizjes mbarëgreke të socialistëve demokratë dhe të internacionales socialiste, Jorgos Papandreu.

Comments