Takim i Xhaferit me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi

245


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Senida Mesi në të cilin janë këmbyer mendime në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Xhaferi, siç njoftojnë nga kabineti i tij, theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do i përkrahë të gjitha iniciativat të cilat janë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të të dy vendeve miqësore.

Të dy janë pajtuar se me rëndësi thelbësore është nënshkrimi i marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, shëndetësisë dhe arsimit.

Kryetari Xhaferi e përshëndeti mbajtjen e paradokohshme të seancës së përbashkët të të dy Qeverive, që paraqet edhe një hap në drejtim të thellimit të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit rajonal. Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe politika e hapur ndaj fqinjëve është prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për arsye se kjo është e domosdoshme për integrimin e tërësishëm të rajonit në strukturat euroatlantike.

Zëvendëskryetarja Mesi i përçoi mesazhet e mbështetjes pa rezervë në raport me anëtarësimin e plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe shpreson se së shpejti do të mënjanohet edhe pengesa e fundit e cila qëndron në rrugën e aderimit.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan se duhet të punohet me përshpejtim në ndërlidhjen infrastrukturore dhe energjetike të të dy vendeve, për shkak se kjo do e lehtësojë dhe përparojë bashkëpunimin ekonomik.

Comments