Takimet me ambasadorë: Ahmeti merret vesh për vijat e kuqe të qeverisë së ardhshme

375
fresco
Takimet me ambasadorë: Ahmeti merret vesh për vijat e kuqe të qeverisë së ardhshme

midle

Kryetari i BDI-se Ali Ahmeti ditëve të fundit ka nisur një turne takimesh me shumicën e ambasadorëve dhe diplomatëve në vend ku përveç çështjeve zyrtare të publikuara në media mësohet se përgatitet marrëveshje e fshehtë për çështjet për të cilën BDI do të insistojë në qeverinë e ardhshme, njofton “Zhurnal”.

Duke e vlerësuar BDI-në si fitues të sigurt te shqiptarët, njëkohësisht edhe duke marrë në konsideratë faktin se ndoshta për herë të parë VMRO dhe LSDM do të dalin me rezultate të balansuara, komuniteti ndërkombëtar sheh të BDI faktorin vëndimtar për formimin e qeverisë së ardhëshme.

Mësohet se çështjet të cilat janë dakorduar janë:

  • Insistim në implementim të plotë të prioriteve urgjente reformuese të dala nga raporti i Pribes.
  • Përkrahje të punës se prokurorisë speciale.
  • Ritje e presionit për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Nga ana tjetër mësohet se Ahmeti ka kërkuar që si pjesë e vijave të kuqe të futen edhe:

  • Rrumbullaksimin e temave të hapura nga marrëveshja e Ohrit.
  • Një prej tre funkcionëve të para në shtet.

Në BDI për “Zhurnal” nuk e konfirmuan e as demantuar këtë lajm duke thënë se takimet e Ahmeti me ambasadoret e shteteve mike janë te rregullta dhe të hapura.

Comments