Takimi i ministrit Ismaili me përfaqësues të projektit të filmit ,, Toka e mjaltë”
Ministri i Kulturës Hysni Ismaili dhe Kryeministri Oliver Spasovski sot u takuan
me përfaqësues të projektit të filmit ,,Toka e mjaltë”, pas pjesëmarrjes së tyre historike në dy kategori për çmimin më prestigjioz, në botë Oskar edhe atë për film më të mirë dokumentar dhe film më të mirë ndërkombëtar.
Ministri i Ismaili i përgëzoj për sukseset e mëdha në nivel botëror dhe për pjesëmarrje në 92 ndarje të çmimeve Oskar në shkurt në teatrin Dolbi në Los Anxhelos, ku dokumentari maqedonas të regjisorëve Lubomir Stefanovski dhe Tamara Kotevska, ,,Toka e mjaltë” shënoj histori në industrinë e filmit bashkëkohor në vendin tonë. Ai theksoi se këto suksese janë suksese dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të gjitha këto e kanë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Në takim, përfaqësuesit e projektit të filmit ,, Toka e mjaltë” i ndanë përshtypjet e deritanishme dhe përvojat pozitive, ashtu siç thanë përfaqësojnë suksesin e gjithë vendit për arsye se filmi tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut të filmit botëror.
Filmi ,,Toka e mjaltë” deri më tani është shfaqur në 53 festivale ndërkombëtare dhe 8 vendase,ku fitoi 15 çmime ndërkombëtare dhe 4 vendase.