Raportimet e mediave se neserër në mbledhje të qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj do të kërkojë heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, e ka demantuar zyra e këtij të fundit.
Gazeta Observer ka kontaktuar me Zëdhënësen e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashin e cila theksoi se qëndrimi i z. Haradinaj është i qartë.
“E dini tashmë qëndrimin e kryeministrit Haradinaj, taksa nuk do të hiqet edhe përkundër presionit. Ajo hiqet vetëm m,e njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.
Qeveria ka mbledhje të rregullta çdo të martë dhe i bie që këtë jave nuk do të ketë më mbledhje.Nuk do të diskutohet heqja e taksës sepse qëndrimi i kryeministrit është i prerë. Taksa mbetet në fuqi, edhe përkundër presionit ndërkombëtar”, përfundoi Gashi.