Taktikat e fundit të VMRO-së për kontroll të MBP-së

154

Moebel THEMA

--avkov-Spasovsko-Andonov-480x380

Vendosja e ish profesorit  të Universitetit “MIT” dhe aktivistit të organizatës proqeveriatare “Lëvizja për Mbrojtjen e Maqedonisë” e njohur në opinion si “GDOM”, Oliver Andonov, për ministër të Mbrojtjes për vetëm një ditë, ishte taktika e fundit e VMRO – DPMNE-së. Burimet e agjencisë së lajmeve “Meta”, thonë se këtë taktikë pushteti e ka bërë që t’u ruaj pozitat kyçe në MPB me kuadro të provuar para se Kuvendi ta zgjedhë Qeverinë teknike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, njofton Portalb.

PSE QEVERIA E VENDOSI ANDONOVIN MINISTËR TË MPB-SË VETËM PËR NJË DITË?

“Përgjigja e kësaj pyetje, është e lidhur me emërimin e Mitko Çavkovit dhe Vlladimir Atanasovskit për drejtorë të Byrosë për Siguri Publike (BSP) dhe të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Të dy personat e emëruar janë persona të dëshmuar të VMRO – DPMNE-së. Pushteti këtë ndryshime kadrovike i ka bërë mu një ditë përpara se të votohen ministri i ri i MPB-së nga radhët e LSDM-së. Më parë këto ndryshime nuk kanë mundur të bëhen sepse nuk ka pasur datë të zgjedhjeve, gjegjësisht është pritur takimi i liderëve, ndërkaq për ndryshimin në periudhën e ardhshme do të ishte më e komplikuar, pasi që ministri i ri, tanimë i zgjedhur është nga radhët e LSDM-së”, shkruan “Meta”.

“Partia me ndryshimet në MPB, konstatoi se i forcon pozitat e saj përpara zgjedhjeve në këtë Ministri nga e cila nuk ka qëllim që të heqë dorë. Ministria e Punëve të Brendshme është institucioni më i rëndësishëm për kohën e zgjedhjeve dhe pushteti do që të qëndrojnë në “MVRO-VMRO”, ndërkaq Spasovski të jetë vetëm mbretëreshë angleze, gjegjësisht të mos ketë fuqi të vendosë”, thonë burimet e “Metas”, transmeton Lajm

Radmilla Sheqerinska

Radmilla Sheqerinska

Një burim tjetër, gjithashtu shton se taktikat në Qeveri kanë për qëllim që ta rëndojnë punën e ministrit nga radhët e opozitës.

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska shprehet se në VMRO – DPMNE, mbizotëron kaos dhe jo-besueshmëri te kuadrot e tyre, andaj sipas saj bëhen ndryshime..

“Paramendoni e sollën në situatë Kuvendin që të votojnë të ashtuquajtur ministër për një ditë, apo person për përdorim njëditor. Me këtë e dëshmuan se VMRO – DPMNE-ja ka humbur ushtarë partiak në MPB të cilët do t’i dëgjonin urdhrat e tyre. Për 24 orë mund të bëhen taktika të vogla dhe kot janë munduar, me ato ndryshime s’mund ta ndalojnë atë që është e patjetërsueshme”, thotë Sheqerinska.

LSDM

LSDM

Ministri i ri Oliver Spasovski, në konferencën e djeshme për shtyp, pasi u emërua ministër i Punëve të Brendshme para opinionit u zotua se ai dhe ministrat plotësues të LSDM-së do të jenë syri i qytetarëve brenda Qeverisë, raporton Portalb.

“Më 11 dhjetor patjetër duhet të ketë zgjedhje të lira. Në Maqedoni do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe kurrfarë tjera. Për këtë arsye jemi pjesë e Qeverisë Teknike”, tha Spasovski.

Ai ka siguruar opinionin se do të pengojë çfarëdolloj tentimi për parregullsi në procesin zgjedhor.

Përndryshe, drejtorët e BSP-së, sipas ligjit për polici, i emëron Qeveria me propozim të ministrit për Punë të Brendshme. Në qershor të viti të kaluar, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë solli ndryshime për ligjin për polici. Më këto ndryshimet në neneve 17 dhe 18, kompetencat ndaj punës së  një pjese të policisë së kriminalistikës, policisë së uniformuar policisë kufitare, forcat speciale policore dhe të tjera, i ka marrë nën organizimin e njësisë në kuadër të BSP-së, edhe pse deri në sjelljen e këtij ligji ata kanë qenë nën kompetencat e Shërbimeve Qendrore të Policisë. Përndryshe, eprorin e Shërbimeve Qendrore të Policisë e emëron ministri i Punëve të Brendshme. /Lajm

Comments