Taleski hetohet nga PSP nëse nga shtëpia nënshkruan dokumentet e komunës
Prokuroria Speciale Publike ka filluar edhe hetimin tjetër për kryetarin e Komunës së Manastirit Vlladimir Taleski i cili mendohet se bënë punët administrative edhe nga shtëpia, të cilit i është shqiptuar vendimi për arrest shtëpiak, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Prokuroria Speciale Publike e pranuan se hetuesit e tyre gjenden në këtë komunë. Prej atje thonë se ata duhet që të kontrollojnë nëse eventualisht ka lëshime në zbatimin e arrestit shtëpiak, gjegjësisht nëse Taleski nënshkruan dokumente dhe ndërmerr veprime zyrtare përderisa gjendet në arrest.
Nëse vërtetohet kjo shkelje atëherë Taleskit do t’i ndryshohet vendimi nga ”arrest shtëpiak” në një masë më të rreptë, e në këtë rast është burg në ndonjë nga institucionet për dënim në Maqedoni.