Taravari emëron drejtorët e rinj në shkollat e Gostivarit

Zëdhënësi i komunës së Gostivarit Jasin Demiri ka bërë të ditur sot emrat e ushtruesve të rinj të detyrës, drejtor nëpër institucionet përkatëse arsimore të komunës së Gostivarit.
“Tre institucione do të vazhdojnë t’i menaxhojnë ushtruesit e deritashëm të detyrës, ndërsa në shumicën e shkollave tashmë janë emëruar drejtues të rinj. Siç e dini, kryetari i komunës Arben Taravari vizitoi disa nga shkollat dhe mori mendimin e kolektivit, por fakti që disa shkolla nuk arriti t’i vizitojë para se të emërojë ushtrues detyre, nuk do të thotë se ata janë anashkaluar”, tha Demiri.
Ai bërë të ditur se të gjithë ushtruesit e detyrës -drejtorë, do të jenë nën mbikëqyrje edhe të komunës, edhe të kolektivit, prindërve dhe nxënësve dhe nëse konstatohet se ata nuk arrijnë të menaxhojnë siç duhet institucionin, në vend të tyre do të emërohen ushtrues të tjerë.
“Ushtruesit e detyrës kanë mandat gjashtëmujor dhe të gjithë ata të cilët me nder dhe me sukses do ta kalojnë këtë fazë, nëse do të konkurrojnë në konkursin e rregullt dhe nëse do t’i plotësojnë kushtet, do të përzgjidhen për drejtor me mandat katërvjeçar, gjithnjë duke i ndjekur procedurat ligjore”, nënvizoi zëdhënësi i komunës së Gostivarit.
Demiri i bëri të njohur për publikun emrat e ushtruesve të detyrës drejtor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, shkollën e ulët të muzikës dhe të Kopshtit të fëmijëve në Gostivar.
Ja lista e plotë e drejtuesve të institucioneve publike arsimore në komunën e Gostivarit:
SHF Ismail Qemali – Shpresa Useini
SHF Bashkimi – Vlera Fidani
SHF Goce Dellçev – Sasho Shareski
SHF Mustafa K. Ataturk – Oktaj Nuredin
SHF Çajla – f. Çajlë Mevlude Saliu
SHF Gjon Buzuku – f. Sërmnovë Ibish Iljazi
SHF Faik Koncia – f. Debresh Sanije Durmishi
SHF Përparimi – f. Çegan Blerim Ameti
SHF Liria – f. Vërtok Nazlije Islami
SHF Forina – f. Forinë Zeqie Musliu
Shkolla e muzikës Enver Stafai- Betime Jakupi
Kopshti i fëmijëve “Gëzimi fëmijëror- Natasha Sazdoska
Gjimnazi- Driton Imeri
Shkolla ekonomike- Jovanka Ognjanoska
Shkolla medicinale – Jeton Sulejmani
Shkolla teknike – Gajur Izairi

