Edhe ASH-Taravari konteston “Safe City” në Kushtetuese! Snopçe i përgjigjet Selës: Serioziteti shihet në Parlament
Përveç BDI-së dhe ASH-Selës, sot edhe ASH-Taravari kontestoi në Gjykatën Kushtetuese ligje që kanë të bëjnë me sistemin Safe City, përcjell TV21. Deputeti Halil Snopçe komentoi edhe deklaratën e Ziadin Selës, i cili gjatë deponimit të ankesës në Kushtetuese, duke iu referuar paralajmërimit të ASH-Taravarit, tha se “çështjet serioze nuk duhet të lihen në duart e njerëzve joseriozë”.
“Neni 9 i Kushtetutës garanton barazi të të gjithë qytetarëve. Aplikimi në vetëm 3 qytete është jo e barabartë, jo uniforme. Tani për deklaratën e Ziadin Selës nuk dëshiroj të komentoj por normalisht, serioziteti shihet në Parlament, në deklaratën e foltores së Parlamentit deputeti Rijad Shaqiri paralajmëroi se ne do të çojmë ankesë. Në ditën kur u votua ligji deputeti Shaqiri paralajmëroi, Ziadin Sela nuk ishte në Parlament”, tha Snopçe.

