TARAVARI NË “ARENA”: JA PSE JEMI “NDRYSHE”!


I ftuar në emisionin e sotëm “Arena” është Arben Taravari nga LR-PDSH, që është pjesë e koalicionit “Aleanca për shqiptarët”. Duke folur për moton “Ndryshe” të aleancës në fjalë, Tanavari tha se janë ndryshe, pasi janë të pastër dhe të pakorruptuar.
“Kurrë në historinë e pluralizmit të Maqedonisë, nuk ka ndodhur që tre subjekte politike të bashkohen dhe të deklarohen se janë për shqiptarët”, tha mes tjerash Taravari. Ai gjithasthu tha se pret që në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të sfidojnë BDI-në, sidomos në njësinë numër 6.