Taravari thërret mbledhje të kryesisë
Aleanca për Shqiptarët, e kryesuar nga Arben Taravari, sonte do të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore në selinë e partisë në Tetovë. Mbledhja vjen pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, ku kjo parti garoi në katër komuna: Gostivar, Vrapçishtë, Saraj dhe Tearcë.
Në Gostivar dhe Vrapçishtë, megjithëse Aleanca shënoi epërsi të dukshme në numër votash, zgjedhjet nuk arritën cenzusin e nevojshëm, ndërsa në Saraj dhe Tearcë partia nuk arriti të sigurojë fitore.
Pritet që sonte, Kryesia e Aleancës për Shqiptarët të diskutojë për rezultatet e zgjedhjeve, strategjinë për raundin e dytë dhe qëndrimin e partisë ndaj zhvillimeve të reja në skenën politike shqiptare.