Taravari vazhdon me ndryshimet kadrovike në klinika

270

Ndryshime kadrovike vazhdojnë të bëhen në klinikat e Shkupit. Nga Ministria e shëndetësisë informojnë se janë emëruar drejtorë të rinj në disa klinika.

InfoShqip njofton se me klinikën e nefrologjisë do të udhëheqë dr. Irena Bushlletiq, drejtor i ri i klinikës universitare për toksikologji do të jetë dr Niko Beqarovski, me kardiologjinë dr Bekim Pocesta, ndërsa për drejtor të ri të klinkës për sëmundje të syrit është emëruar dr Bekim Tateshi.

Nga Ministria informojnë se janë shkarkuar drejtorët ekonomik në klinikën universitare stomatologjike, klinikën universitare toksikologjike dhe klinikën universitare për sëmundje të syrit.

Comments