Taulant Balla denoncon Lulzim Bashën për “nxjerrje të sekretit hetimor”

310

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka dorëzuar këtë të mërkurë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda padinë ndaj Lulzim Bashës për “nxjerrje të sekretit hetimor”.

Në padi, Balla pretendon se kreu i Partisë Demokratike ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor duke shtuar se “për sa u përket këtyre deklaratave, unë mendoj se këto janë bërë nga i kallëzuari, pasi ai e ka kuptuar ndikimin e veprimit të tij kriminal dhe ka dashur që ta kalojë në diskursin e tij të zakonshëm politik dhe publik”.

Tri ditë përpara se të kapej makina që vinte nga Belgjika, kryeopozitari Lulzim Basha tha në Kuvend se Balla kishte qenë në Gjermani, aty ku i ishte zbuluar pikërisht një “Toyota Yaris” me 1.5 milionë euro./ Top Channel

Comments