Taulant Balla: U treguam tolerantë, Paloka duhej përjashtuar dhjetë ditë

140

taulant-balla1-620x456

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar përjashtimin me 5 ditë nga punimet e parlamentit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Balla tha se Paloka theu rregulloren e Kuvendit, duke bllokuar për më shumë se dy minuta foltoren dhe Byroja u tregua tolerante pasi nga 10 ditë, e përjashtoi atë me vetëm pesë, shkruan Tv Klan.

“U treguam më dorëlëshuar në vendimarrjen që i takon Byrosë, pasi me ligj është 10 ditë sikurse është marrë vendimin në rastin e Flamur Nokës, por për Palokën u mor një vendim vetëm për 5 ditë. Ka një prirje të deputetëve të Partisë Demokratike, që është dëmtimi i imazhit, e që bie ndesh me parlamentin për krijimin e një kulture dhe respektimi e rregullave të etikës dhe sjelljes”, deklaroi Balla.

Comments