Taulant Xhaka: Kënaqësi të luash ndaj vëllait

Taulant Xhaka ka komentuar përballjen me vëllanë e tij Granitin në Ligën e Kampionëve.
Graniti me Arsenalin fitoi 2 me 0 në xhiron e dytë të Grupit A ndaj Taulantit dhe Baselit.
“Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait”, ka shkruar ai në Facebook.