Tayna takohet me këngëtarin e famshëm, pritet hiti i radhës

416

Këngëtarja Doruntina Shala e njohur me emrin artistik Tayna ka bërë sensacion me këngët e saj që janë kthyer menjëherë në super hite, përcjellë Indeksonline.

‘Caliente’ ishte projekti i fundit muzikorë nga këngëtarja që shumë shpejt arriti shifra milionëshe në Youtube.

E së fundmi reperja Tayna ka publikuar një fotografi teksa shihet me këngëtarin kolumbian me famë botërore Maluma.

I kontaktuar nga Indeksonline, menaxheri i reperes ka bërë të ditur se ka bisedime në mes tyre, por se ende nuk ka asgjë definitive rreth një bashkëpunimi të mundshëm.

E kjo do të ishte vërtetë një mega-hit, duke qenë se Maluma njihet për këngët e tij që kanë thyer rekorde në Youtube si : ‘ Felices los 4’ , ‘Corazon’, ‘Chantaje’ (në bashkëpunim me Shakiran) e shum super hite të tjera. /Indeksonline/

Comments