Të bredhësh midis dy qytetesh, familja Bilalli nga Tetova në Gostivar për një copë bukë

Jetë midis dy stacioneve të mbijetesës.Midis dy qyteteve që duken së jashtmi të rregulluara , me plot ndërtesa moderne, por poashtu edhe të stërmbushur me njerëz të shkatërruar nga varfëria që i godet fuqishëm transmeton Faktiditor.ch.Secilën ditë në rrugët plot ngrica sheh të ulur njerëz në letra prej kartoni.Por më e keqja është ata të tjerë që presin rradhën t’u bashkangjiten.Ata që nuk duken të paktën për momentin por secilin cast mund edhe ata ti gjesh po aty.
Shumë familje i sheh të thyejnë heshtjen dhe duke mos përballuar më skamjen, dalin haptazi kërkojnë ndihmë sa për të jetuar .Personazhë që të godasin, tek i sheh si qajnë para syve tanë.I sheh si perëndojnë, si shohin drejt humnerës.Por më e keqja është se më i madh po bëhet numri i të varfërve që nuk kanë cfarë tu dhurojnë.Secili mendon si do mbijetojë .Një betejë e cdoditshme, fundi i së keqes i të cilëve nuk shihet dot.
Faktiditor po e rikthen një histori të trishtë të një familjeje.Janë kaq vite që jeta e tyre nuk ndryshon.Sheh njerëz që të trishtojnë në mënyrën se si përjetojnë ditët fatale mes dy stacionesh dëshpërimi dhe mbijetese, aq më keq kur ka edhe fëmijë që në vend të ëndrrave të bukura, shohin vetëm ditë të zeza dhe shpresa që po shuhet për t’a.Ata duken të dorëzuar.Jemi të gjithë ne që për të shpëtuar ata duhet tu dhurojmë dicka për të fituar një copë të parajsës sonë.Zoti i do ata që ndihmojnë.
Gjendja e famljes pesëanëtarëshe Billalli nga Tetova është një histori trishtimi.Një luftë e përditshme midis jetës dhe vdekjes.Një betejë midis krenarisë së tyre, por edhe varfërisë që ua ka marrë pushtetin e durimit.Kanë dalë në publik sepse skamja i ka vënë para aktit të kryer.
Kjo kronikë e televizionit jep disa detaje për jetën e tyre të tmerrshme të një familjeje që jetojnë me krenarinë e tyre, me sedrën e tyre.Kronika ka qenë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të këtij viti, por akoma gjendja e tyre nuk ka ndryshuar .Faktiditor.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=VPys9rdrPng

