Të burgosurit e Kumanovës akuzojnë gardianët për hajni



Të akuzuarit në rastin Lagja e Trimave në burgun e Shkutës ankohen se gardianët e burgut ua marrin veshmbathjet dhe ushqimet që u sjellin familjarët. Këtë e konfirmojnë edhe avokatët e të akuzuarve Naser Raufi dhe Mefail Arsllani. Madje, këta të fundit, i akuzojnë për hajni gardianët dhe një pjesë të strukturave udhëheqëse të burgut.
“Në këtë burg ankohen disa nga të akuzuarit se një pjesë dërmues e produkteve që ju dërgojnë familjet a posaçërisht gardëroba nuk u jepet dhe punohet për një hajni nga na e gardianeve dhe strukturave të ndryshme të burgjeve”, u shpreh avokati Naser Raufi.