Të enjten nis Festivali ” Ditët e Naimit”, drejtori Emërllahu paraqet Programin e Edicionit Jubilar

358
fresco


Në Qendrën e Kulturës në Tetovë, Dejtori i Festivalit Shaip Emërllahu , së bashku me anëtarin e Jurisë së Festivalit prof. Xhelal Zejneli paraqitën Programin e Edicionit Jubilar, të 20-in me rradhë, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, i cili do të mbahet prej 20-24 tetor në Tetovë dhe në Prishtinë transmeton Faktiditor. Hapja e ceremonisë së Festivalit do të fillojë më 20 tetor (enjte) në orën 19.30, para Qendrës së Kulturës në Tetovë, ku do të vendoset buqete lule tek shtatorja e poetit kombetar Naim Frasherit (në 170 vjetorin e lindjes). Në foajenë e Qendrës së Kulturës do të hapet ekspozita Pelikani: 20 vjet festival. Ndërkaq, më orën 20.00 në Sallën e madhe do të hapet Edicioni i XX i FNP. “Ditët e Naimit”, do të mbahet ora letrare “Globi poetik” ku do të lexojnë 30 poetë nga vende të ndryshme të botës dhe laureatit tajvanez, poetit te famshëm, Kuei Shien-Lee do t’i dorëzohet çmimi i madh “Naim Frashëri” dhe do t’i akordohet titulli i lartë Anëtarë Nderi i Festivalit. Në ditën e dytë do të mbahet Konferenca shkencore “Ndërkomunikimet kulturore: Ditët e Naimit dhe poeti Naim Frashëri”. Ndërkaq, më të shtunën poetët do tu dhëtojnë për në Prishtinë, ku më orën 20.00 në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës do të mbahet ora e madhe letrare “Merdianet poetike”, ku do të ndahen edhe çmimet tjera letrare të Festivalit dhe do të bëhet mbyllja e Festivalit. Më 23 tetor, poetët do të vizitojnë monumentet kulturore dhe historike të Prizrenit, prej ku do të kthehen më pas në Tetovë./Faktiditor/.

midle

Comments