Të formohet qeveri teknike ose e ekspertëve

Sipas profesorit universitar Bashkim Selmani në rast se në nuk formohet qeveri dhe vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohshme kjo do thellonte akoma më shumë krizën. Andaj Selmani thotë se në situata të këtilla është e nevojshme ndërhyrja e faktorit ndërkombëtarë.
“Realisht zgjedhjet e parakohshme eventuale do të vështirësojnë gjendjen akoma më thellë në RM dhe është mirë që të mos kemi zgjedhje, por do të ishte zgjidhja e sjelljes në rrugë të mbarë e të gjithë përfaqësuesve politik. Mirpo në bazë të kalkulimeve që shohim midis partive politike është fakt se atyre më tepër u konvenon të shkohet përsëri në zgjedhje, flas për disa parti politike dhe e mira e moskoalicionimit për gjendjen faktike përbën akoma më tepër shqetësime më të mëdha dhe siç duket këtu pa ndihmën e faktorit ndërkombëtarë nuk presim se do të kemi ndonjë koalicionim dhe një qeveri e cila do të ishte në interesin e përgjithshëm të qytetarëve”, shprehet analisti politik Bashkim Selmani.
Edhe analistë shprehet për formimin e qverisë çfradoqoftë ajo që vendi ti kthehet stabilitetit dhe rrugës së reformave.
“Në këtë moment Maqedonia ka nevojë për stabizilim dhe kthimin e atyre proceseve të cilat na definojnë si shtet normal dhe të cilat ajnë të theksuara edhe në raportin e Pribese-së dhe në reformat urgjente. Kjo mund të realizohet nëpërmjet koalicionit të zgjeruar, apo ndonjë qeverie politike e cila do të ketë një axhendë të përforcuar. Kjo ëhstë një opsion më I mirë se sa zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, pasiqë kemi shanse të ralla që të kthehemi në rrugë normale. Ky është një shans I atillë dhe duhet shfrytëzuar”, shprehet analisti politik Petar Arsovski.
Partitë shqiptare pak a shumë kanë qartësuar pozicionet e tyre sa i përket koalicionimeve në formimin e qeverisë së ardhshme.
BDI ka bërë thirje partive tjera shqipatre që ti bashkangjiten platformës së tyre për barazi të shqiptarëve. Nga Rilindja me Besë përjashtojnë mundësinë e koalicionimit me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në.
Ndërkaq Aleanca për Shqiptarët thotë se prioritet ka platformën në hapjen e negociatave me cilëndo parti.