Të gjitha kukuvajkat serbe – kërcënojnë me luftë

369
fresco

midle
images

Një hedhje e shikimit nëpër faqet e portaleve tona, secili njeri me vëmendje të zgjuar e sheh se: Të gjitha kukuvajkat serbe që vijnë nga shekulli i kaluar, i vlerësuar si shekulli i gjenocidit serb ne hapësirat e ish Jugosllavisë, si ato të politikës, në krye me Presidentin, Kryeministrin, të Listës Serbe, te Kishës Serbe ne krye me Irinejn e medieve qeveritare, janë duke bërë thirrje për Luftë në Kosovë.

Ishin po këta njerëz që në vitet e 80 e te 90 minus Millosheviqin që i zhvilluan katër luftëra, te cilat prodhuan politika të tmerrshme te gjenocidit në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Gjenocid që imponoj edhe një ndërhyrje te fuqishme te SHBA-së, të BE-së e të NATO-s.

Sot Qeveria e Vuçiqit, anulon vendimet e Kuvendit të Kosovës?! Lista Serbe bojkoton institucionet e Kosovës me kërkesën e Beogradit, Presidenti i Serbisë kërkon pasuritë e Kosovës (Trepçën e PTK-në), i pari i Kishës Serbe kërcënon me “luftë për Jerusalemin serb”?!

Ndërsa këta do të duhej ta dinin, se borxhet e tyre ndaj Kosovës e qytetarëve të saj, janë të pa llogaritshëm. Këto janë dëshmi të bollshme se Qeveritarët në Beograd nuk kanë hequr dorë nga politikat e luftës e te gjenocidit.

Po te kishim institucione kredibile te shtetit, te gjithë luftënxitësit duhej të dilnin para drejtësisë!

Te gjitha këto janë argumente te fuqishme se Qeveria e Kosovës, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, qe sa vite kanë zhvilluar bisedime për “normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, në fakt ata me papërgjegjësinë e tyre politike, po e kthejnë gjendjen e para luftës.

Për një Kuvend e Qeveri normale, bisedimet e Brukselit do të duhej të ndërpriteshin.

Pasi jo vetëm që nuk i kanë “normalizuar marrëdhëniet”, por përkundrazi e kanë rikthyer ndikimin e shovinizmit të egër serb në Kosovë e ndaj Kosovës.

Në një situatë të tillë, është i domosdoshëm krijimi i një konsensusi nacional, një konsensusi që i kalon kufijtë e Republikës se Kosovës.

Këto janë shenja te mjaftueshme se Kosovës i duhen politika që forcojnë shtetin e sigurinë për shtetasit e saj, e jo politikanë që rehatojnë familjarë e grupe te ngushta te interesit.

Comments