Të gjitha rrugët të çojnë në Shkup-Shkëndija jeton ëndrrën e madhe evropiane

373
fresco


Janë dy ndeshje të zjarrta.Kualifikimi nuk do të ndodhë që sonte,  vetëm nëse Shkëndija thellon rezultatin dhe kete e duan te gjithe.Por një gjë dihet: rrugët të dërgojnë drejt Shkupit për në stadiumin e qytetit në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e Shkëndijës ndaj M.Bolesllav.Jo sepse është një skuadër elitare dhe pesha e ndeshjes, por tifozët e Shkëndijës nuk e braktisin skuadrën e zemrës ndaj cilitdo kundërshtarë.Te skuadra Kuq e Zi ekziston optimizmi përpara kësaj sfide kundër një ndër skuadrat më elitare në Evropë, por historia mund të shkruhet në të tilla evenimente të mëdha .Shkëndija po vjel frutet e investimeve që ka bërë Ekolog duke ndërtuar një skuadër të fortë, që së fundmi po merr jo vetëm rezultare të mira por edhe përvojë në kompeticione të mëdha.Kjo është më e rëndësishme në rrugëtimin e gjatë të kësaj skuadre që përshkon zemrat e tifozëve Kuq e Zi ose atyre që të gjithë i njohin si “BALLISTëT. Futbolli po kompenson disa gjëra të munguara dhe mbush zbrazëtirat te secili adhurues i Shkëndijës që për shqiptarët mbetet më shumë se një klub futbolli.Rrugët sonte i dërgojnë të gjithë tifozët drejt Shkupit, atje në atë arenë të madhe ku Shkëndija pritet të vazhdojë ëndrrën e madhe evropiane, pse jo edhe kualifikimin në grupe që do ishte perfekte dhe madhështore.U.SALIHU /Faktiditor/.

midle

Comments