“Të gjithë e dimë pse Sanchez erdhi te United, por askush nuk guxon ta thotë”

Ylli kilian në afatin kalimtar të vitit 2018, nga Arsenal kaloi te Manchester United, për t’u bërë lojtari më i paguar në Angli.
Edhe pse transferimi i Sanchez bëri shumë bujë të madhe, Sanchez ‘Old Trafford’ ishte larg atij lojtari që jemi mësuar ta shohim ndërvite.
31 vjeçari gjatë kësaj kohe ka vuajtur shumë nga lëndimet, por edhe kur ishte në terren, nuk është se tregoi diçka për t’u mbajtur mend.
Sipas Evra, Alexis Sanchez te Manchester United u transferua vetëm për para.
“Disa lojtarë vijnë vetëm për para, dhe unë nuk kam frikë ta them këtë. Gjithkush e njeh atë, por askush nuk mund ta thotë publikisht këtë. Unë nuk kam asgjë kundër tij, por vetëm kur kuptova që sa para ju dhanë, kuptova që nuk ishte Manchester United që njoh unë”, ka deklaruar Evra, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ai kishte Manchester Cityn që i dha më pak para, por mundësinë për të luajtur futboll më të mirë sesa te Manchester United”.
“Më vjen keq, por City me Guardiolan luan futboll më të mirë. Unë dua të di pse ai zgjodhi Unitedin, mos më thoni se ai e donte këtë klub që nga fëmijëria”.
“Ai erdhi këtu ose shkaku i parave ose pse mori numrin 7 për të qenë një yll”./Lajmi.net/