Të harruam Fadil Sulejmani

267
fresco

 

Fotografia e Salajdin Salihu

 

Urim SALIHU

Turp n’a qoftë !Duke nisur nga unë.Sa shpejt i harrojmë të devotshmit.

Turp na qoftë sepse mbushëm gjithë ditën rrjetet sociale me gjëra kot ndërsa nuk kujtuam vdekjen e një njeriu që na dha një shpresë,na dha një ardhmëri , na dha një Universitet dhe na dha një perspektivë.Na dha mundësinë që sot të punojmë kudo me diplomat e atij institucioni që ai e krijoi.Ne kursyem të kujtojmë Fadil Sulejmanin.Ne i harxhojmë si fijet e shkrepsës pishtarët dhe i lartësojmë ata që nuk e duan as kombin e tyre.

E dini përse e harruam?! Sepse për ne të rëndësishëm janë të tjerë njerëz pa pikën e sedrës, pa pikën e moralit.Ne e harruam sepse ai nuk na duhet më.Sepse ai doli në kohën më të tmerrshme të bëjë kurban veten.Por ai më shumë nga ne kishte guxim.Nuk e zbrapsën as politikat shoviniste që nuk donin të dëgjonin fjalën institucion i lartë arsimorë.Sepse e dinin se ai do ishte fundi i rehatisë së tyre, fundi i luksit të tyre.

Ne e harruam dhe na qoftë turp.E harruam sepse ai i rezistoi një pushteti të dhunshëm dhe të egër që e burgosi por nuk e zbrapsi.

N’a fal Fadil Sulejmani, por harresa na vrau në shumë mënyra.Kaq e kemi memorien.Kaq mbajmë mend.Kaq pak.Dhe në ditën që ikin të devotshmit ne bëjmë sikur ata nuk kanë jetuar kurrë.Bëjmë sepse më shumë e rëndësishme për ne është të nxjerrim një shkrim nga ndarja e një këngëtari shundash, një foto lakuriq të një “ylli” shqiptarë kokëzbrazur, sepse ne mbushim rrjetet sociale me panumër idiotësira tjera dhe kaq pak vendosën për pak caste të të kujtojnë.Kaq pak.

N’a Fal Fadil Sulejmani por kjo botë është për mercenarët.

Comments