Të hënën PDK zgjedh kryetarin e ri – pritet të jetë Bedri Hamza pasuesi i Krasniqit?!

56
fresco

Partia Demokratike e Kosovës të hënën do të mbajë Konventën e Përgjithshme për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Memli Krasniqi sot dha dorëheqje nga ky post.

Bedri Hamza pritet ta pasojë Krasniqin.

Memli Krasniqi, në konferencën e sotme për media ka thënë se kandidat i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza.

Krasniqi ka thënë se Hamza është kandidati për kryeministër më i miri që do të mund ta kishte Kosova.

Gjithashtu ka thënë se nëse Hamza vendos për të kandiduar për kryetar, ai do ta ketë përkrahjen e Krasniqit.

“Jam i bindur se kandidatati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza. Dhe normalisht nëse Hamza kandidon për të qenë kryetar i PDK-së e ka përkrahjen time të plotë”, ka deklaruar ai.

Comments