Të hënën pritet të ulet çmimi i karburanteve!

356

Bursa në Londër ka ulur çmimin e naftës së papërpunuar të tipit “Brent” që importohet në Maqedoni prej 3.44% ose pothuajse 2 dollarë për fuçi duke rënë në nivelin 59.5 dollarë.

Në Maqedoni korrigjimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës do të kryhet të hënën dhe nëse nuk ka ndonjë lëkundje serioze të çmimeve, pritet që karburantet të jenë më të lira.

Mesatarja për dy javët e mëparshme, e llogaritur më 26 nëntor nga Komisioni Rregullator i Energjisë, është 63.74 dollarë për fuçi. Kjo është për 5 dollarë më shumë se çmimi i sotëm dhe është e qartë se mesatarja për dy javët e kaluara do të jetë më e ulët, sidomos nëse kemi parasysh se në asnjë ditë të bursës, ky nivel nuk është rritur në dy javët e fundit.

Në kushte të tilla, pritet që ulja e çmimit të derivateve të naftës në Maqedoni të ndodhë për jo më pak se 2 denarë për litër.

Comments