Të huajt në Kosovë: Jeni me fat që e keni një Nënë Terezë (Video)
Jo të gjithë kanë shkuar në Vatikan për ta përcjell shenjtërimin e Nënës Tereze. Por, edhe pa shkuar atje, shumë qytetarë vendës e të huaj, nuk i kanë kursyer fjalët e mira për të shenjtën e re.
Një fotoreporter nga Australia thotë se para dy ditësh ka qenë te memoriali i Nënës Tereze për ta falënderuar atë për të mirat që i ka dhënë njerëzimit.
Teksa i shpalos fotot nga memoriali, ai flet për kohën kur ka qëndruar në Kalkutë, pikërisht në vendin ku Nëna Terezë ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së sajë./Gazeta Tribuna/